Lajme

Propaganda e ulët serbe| “Mjekët në Kosovë po shtynë gratë serbe që të abortojnë”

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 14 August 2020

Media serbe e afërt me Presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, njihet për propagandën e saj shpesh edhe banale ndaj shqiptarëve.

E një të tillë e ka publikuar tash, shkruan gazeta Infokus.

Në një artikull të publikuar pretendohet se mjekët në Kosovë po shtynë gratë serbe që të abortojnë fëmijët.

-Advertisement-

Ani se nuk përmendet me emër, në këtë artikull thuhet që kushtet e vështira e detyruan një grua serbe nga Peja, nënë e dy fëmijëve që të vendosë të abortojë.

Në artikullin propagandues thuhet se si kinse gruaja në fjalë dinte shqip dhe kur shkoi në spital ndëgjoi mjekun teksa një gruaje shqiptare i thoshte se nuk bën të abortoj fëmiun, shkruan gazeta Infokus.

“A je e çmendur. Duhet të lindni një Skëndërbe, ne po krijojmë një shqipëri të madhe, bërtiti gjinekologu e gruaja doli nga zyra”, shkruhet në artikullin e Informer, kinse ka thënë gruaja në fjalë para se të hynte në zyrën e gjinekologut të njëjtë.

“Kur hyra në zyrë, doktori i kërkoi menjëherë infermierit të përgatis mjetet për abort, unë i thash, pse nuk më pyet sa fëmijë kam, më tha që nuk është punë e tij, atëherë e pyeta pse nuk përpiqesh pra të më bindësh të heq dorë nga aborti, mjeku më tha që ju erdhënt me vullnetin tuaj dhe nuk është punë e imja”, shkruan artikulli propagandues i medias së afërt me Vuçiqin.

“Nuk do ta vrisni. Unë do të lind një Milosh Obiliq për të shpëtuar Kosovën e Shenjtë Serbe”, thuhet t’i ketë thënë gruaja anonime mjekut.

E më pas thuhet që patriarku Pavle dëgjoi për këtë rast dhe u takua me gruan.

“Lindeni atë fëmijë, unë do ta pagëzoj. Nëse është burrë, emri i tij do të jetë Millosh”, thuhet ti ketë thënë patriarku Pavle, gruas së panjohur në propagandën serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera