Fun & Video

Pronarja ka ndërruar jetë, qeni e pret një muaj para vendit të punës

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 13 October 2020

Eugenia Franco ka humbur jetën nga arresti kardiak në muajin shtator, megjithatë prej një muaji, qenushja e saj, Bianca e pret atë çdo ditë përpara librarisë ku ajo punonte.

Imazhet e saj u bënë virale në internet pasi u publikuan nga një zonjë që ka një biznes pranë librarisë së Eugenia-s.

Sipas tregimeve të banorëve, Eugenia dhe Bianca ishin mikesha të pandara, por që nga vdekja e pronares, qenushja ndihej e vetmuar dhe nuk ushqehej.

-Advertisement-

Kështu, pas disa ditësh në pritje të zonjës së saj, Bianca u birësua nga nipërit dhe mbesat e Eugenia Francos, që do të kujdesen për të.

Kjo histori të sjell në mend atë të Hachikos, qeni i cili u bë i famshëm për besnikërinë ndaj pronarit të tij. Pas vdekjes së të zotit, ai shkonte çdo ditë për gati dhjetë vjet në stacionin Shibuya, ku burri zakonisht merrte trenin për të shkuar në punë. Në një kohë të shkurtër, historia, që daton që nga vitet 20 të shekullit të kaluar, është bërë një emblemë e besnikërisë së një kafshe ndaj qenieve njerëzore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera