Sport

Pronari i Chelseat pritet të jetë nesër në tribuna, Tuchel flet rreth kësaj “çështje”

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 22 November 2021

Chelsea do të kërkojë fitore ndaj Juventusit në ndeshjen e së martës në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve me pretendimin që të përfundojë si lider i këtij grupi në fund të kësaj faze.

Para ndeshjes, trajneri i “Bluve” të Londrës Thomas Tuchel ka lënë të kuptohet se fitorja është shumë e rëndësishme për skuadrën e tij, por gjithashtu ka diskutuar shkurtimisht edhe për mundësinë që në këtë ndeshje të jetë i pranishëm në tribuna edhe pronari i klubit, Roman Abramovich.

Në fakt, Abramovich është i njohur për vizitat e tij të rralla në klub dhe prania e tij në tribuna për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij përbën lajm.

-Advertisement-

“Më duhet të them se nuk e di nëse ai do të jetë këtu nesër, kështu që ndoshta kjo i përgjigjet pyetjes,” pranoi trajneri në një konferencë për media.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, ai është një tifoz i madh i futbollit dhe është i dashuruar me lojën dhe detajet e saj. Ai dëshiron të dijë se çfarë po ndodh dhe ne e mbajmë të informuar. Ne japim maksimumin pa marr parasysh nëse pronari është këtu ose nëse nuk është këtu. Ai do të na shikojë nga afër edhe nëse nuk është këtu. Ne bëjmë një shfaqje në baza ditore dhe kjo është me punë të palodhur për ta lumturuar atë dhe të gjithë mbështetësit tanë që janë nesër në stadium”, theksoi Tuchel.

Chelsea momentalisht është kampion i Evropës ndërsa është duke luftuar në të gjitha frontet edhe në këtë sezon. Ata janë në krye të tabelës së Premier Ligës me tri pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera