Fokus

Pronari bllokon punimet në lagjen Sofali të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 09 July 2019

Punimet të cilat kanë nisur në lagjen Sofali në Prishtinë tash e disa ditë janë bllokuar. Kjo pasi që pronari i tokës nuk është duke lejuar komunën të rregulloj sistemin e ujit, kanalizimin dhe trotuarin.

Banoret e kësaj lagje kanë dërguar ankesën në redaksinë e Gazetës inFokus.
Sipas tyre për shkak të bllokimeve në këtë zonë nuk janë duke u lejuar punimet e komunës.
Lidhur më këtë probleme që është paraqitur në këtë pjesë të Prishtinës, Komuna ka thënë se është një çështje pronësore e cila duhet të zgjidhet me marrëveshje.

“Nëse i kanë ndërprerë që është në pronën e tij është çështje pronësore duhet me pa si duhet me zgjedhe. Duhet me mor vesh më pronari se a duhet me shpronësuar dhe me arrit një marrëveshje për më vazhdu punimet. Kur ka kontekste pronësore nuk munden me vazhdu punimet pa zgjedh ato. Duhet me ra dakord me pronarin e asaja pjese komuna, janë bisedimet dhe shihet se cilat janë mundësitë për më zgjedhe”, ka thënë zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazilu për Gazetën inFokus.
Gazeta inFokus më poshtë ju sjellë fotografitë nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

 


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera