Pronari i autobusit demanton Behgjet Pacollin, thotë se thyerja e xhamave ka qenë aksidentale
Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 10 Shtator 2018
Drejtori i kompanisë “Barileva Turist”, Naser Januzi ka mohuar se autobusët me udhëtarë kosovarë janë sulmuar dje në Serbi, gjatë linjës së udhëtimit Gjermani – Kosovë.
Januzi tha për kallxo.com e rasti i thyerjes së xhamave të autobusit ka qenë aksidental.
“Nuk jemi sulmuar, ka qenë rast aksidental. Guri ka ardhur prej kamionit rrugës edhe ka rënë në xham të shoferit. Tjetër sulm nuk kemi pasur, unë kam qenë në vend të ngjarjes”, tha ai.
Pronari i kompanisë së udhëtimit shtoi se nga aksidenti, nuk ka pasur të lënduar dhe se autobusi menjëherë ka vazhduar rrugën për në Kosovë.
“Ka ardhur edhe policia e kemi njoftuar për shkak të sigurimit të xhamave, i kemi thirrur. Nuk ka pasur asnjë provokim, tendencë apo organizim, përkundrazi na kanë dalë në ndihmë edhe policia,”, tha ai.
Në Kosovë dje është raportuar se një autobus i “Barileva Turist” është sulmuar me gurë në Serbi.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që rastin ta dënojë edhe Bashkimi Evropian.
“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi.
Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...



























