Lajme

Pronarët e kafeneve në Belgjikë protestojnë kundër izolimit duke fjetur në lokale

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 16 January 2021

Një pronare e një kafeneje në Belgjikë, e lodhur nga masat e izolimit që i ka marrë qeveria, ka vendosur të protestojë në mënyrë të veçantë. Ajo ka fjetur në lokalin e saj në shenjë proteste kundër mbylljes së sektorit të gastronomisë.

“Është vështirë të mbetesh kështu, pa punuar, duke humbur gjithçka, të shohësh çdo ditë se po humb diçka më shumë”, thotë Christelle Carion, përderisa qëndron e ulur në qoshin e shtratit të e ka vendosur afër banakut.

Kafeneja e saj është prekur nga masat e qeverisë. Zonja Carion është mbyllur në lokal nga e marta për të tërhequr vëmendje ndaj vështirësive që ajo dhe pronarët e kafeneve tjera në Belgjikë po i hasin gjatë pandemisë.

-Advertisement-

Baret në Belgjikë janë mbyllur që nga 19 tetori i vitit të kaluar për ta luftuar valën e dytë të koronavirusit. Këto lokale ishin mbyllur edhe për tre muaj të tjerë të vitit të kaluar, gjatë valës së parë të pandemisë.

Gjatë protestës, kjo grua po refuzon që të marrë ushqim të thatë, supë, kafe apo cigare. Po shpreson që forma e saj e protestës do ta marrë vëmendjen e politikanëve, shkruan France24.

Ndonëse qeveria u ka ofruar ndihmë financiare kafeneve të mbyllura – 2.700 euro në muaj për rastin e kësaj kafeneje – kjo shifër për shumë biznese nuk mjafton që të mbijetojnë.

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, rreth 40 për qind e bizneseve të gastronomisë në Belgjikë kanë qenë buzë falimentimit gjatë izolimit të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera