Promovohet Platforma e Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 16 November 2022
Shtatë organizata partnere të Platformës së Këshillit të Evropë për Siguri të Gazetarëve, po qëndrojnë në Kosovë më 15 dhe 16 nëntor 2022, në një mision faktmbledhës.
Kjo platformë është mekanizëm zyrtar i Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht platforma më e madhe në kontinentin e Evropës për dokumentimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe mediave, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Qëllimi i misionit është të adresojë sulmet ndaj gazetarëve, pandëshkueshmërinë, paditë SLAPP, pavarësinë e transmetuesit publik dhe rregullatorit të medias, vetë-rregullimin, transparencën, qasjen në dokumente publike dhe çështje të tjera që ndërlidhen me sigurinë e gazetarëve”, thuhet aty.
Sipas njoftimit, partnerët e Këshillit të Evropës kanë kërkuar takime me përfaqësues të lartë të qeverisë, parlamentit, institucioneve gjyqësore, institucioneve të pavarura, të shoqërisë civile dhe me akterë të tjerë relevantë.
Të gjeturat e misionit do të bëhen publike përmes një konference për shtyp, sot nga ora 14:30.
“Pjesëmarrës të delegacionit faktmbledhës janë: ARTICLE 19, International Press Institute (IPI), European Federation of Journalists (EFJ), Committee to Protect Journalists (CPJ), European Broadcasting Union (EBU), Reporters Without Borders (RSF), European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)”.
Në këtë takim AGK-ja u përfaqësua nga Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj, e cila prezantoi punën e Asociacionit dhe angazhimin në raport ne sigurinë e gazetarëve dhe të drejtat e tyre.
Nga ana tjetër, gazetarët pjesëmarrës nga media të ndryshme në Kosovë dhe përfaqësues të organizatave lokale, e pasqyruan klimën e të bërit gazetari në Kosovë dhe sfidat e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrave profesionale.
Ndërsa, gjatë qëndrimit të delegacionit në Kosovë, ata do të takohen edhe me përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit dhe të tjera.

Të tjera
-
Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vd*kur Triumfi
Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve, Ilir Abdullahut – “Liza” dhe Rrahim Abdulla...
-
Ia kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një familjari në Turqi por trajtimin e pagoi shteti- Arrestohen dy persona, një në kërkim
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer bastisje në zyret e një subjekt...
-
S*lmi izraelit vr*t të paktën 44 persona në Gaza, u godit një stacion i policisë
Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verio...
-
U raportua se Kurtit i shkoi gjoba në 500 euro – “Prokurori mundet me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është gjobitur me 250 euro nga Gjykata T...
-
Bizneset filluan të rihapen në Kashmir të Indisë, por tensionet vazhdojnë
Pakistani ka lëshuar masa diplomatike hakmarrëse kundër Indisë, duke përfshir...
-
74-vjetori i themelimit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, Vengu tregon objektivat e tij
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për 74-vjetorin e t...
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Ozdrim të Pejës
jashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur s...
-
Osmani kujton Rracin në 24-vjetorin e vr*sjes: Drejtësia për të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 v...
-
E dhimbshme: Pas 40 ditësh në gjendje kome, vd*s punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kri...
-
Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kr...
-
Trump po e mbyllë edhe një agjenci, Kosova rrezikon t’i humbasë mbi 200 milionë dollarë
Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk po i jep fund punës s...
-
LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e prop...