Lajme

Promovohet libri i Fetnete Ramosajt

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 12 September 2019

Sot në Deçan do të promovohet libri i autores së ndjerë Fetnete Ramosaj i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën operative të Dukagjinit”.

Libri përmban dokumente dhe raportime nga lufta e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999.

Në këtë promovim do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ndërsa mbahet në sallë e Asamblesë komunale të Deçanit me fillim prej orës 11:00.

-Advertisement-

Ndryshe, Fetnete Ramosaj ndërroi jetë më 5 prill të këtij viti. Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.

Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë, veç tjerash, ka kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht ka raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve të Kosovës KosovaPress.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera