Lajme

Promovohet libri “Bir i Atdheut”

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 10 January 2019

Sot promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi.

Libri nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.

Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

-Advertisement-

Promovimi i librit bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera