Lajme

Promovohet dokumenti për historikun e PZAP-it

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 02 December 2019

Sot do të bëhet promovimi i historikut të PZAP-it për periudhën 2000-2017.

Në këtë ngjarje do të flasin Kryesuesja e PZAP-it, znj. Gyltene Sylejmani; shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu; si dhe anëtari i PZAP-it, z. Adnan Konushevci i cili do të prezantojë dokumentin.

Ky dokument ofron të dhëna të shumta për të gjitha apelet dhe vendimmarrjen e institucionit, me theks të veçantë gjatë proceseve zgjedhore. I njëjti ka rëndësi të madhe jo vetëm për mediat, por edhe për studiuesit e proceseve zgjedhore.

-Advertisement-

Publikimi i këtij dokumenti bëhet me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera