Uncategorized

Promovimi i tregtisë  së lirë të Azi-Paqësorit në kornizën e RCEP-it pritet të sjellë rezultate të larta

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 04 January 2025

Kina do të vazhdojë të zbatojë Partneritetin Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) në një mënyrë të gjithanshme e cilësore dhe të promovojë ngritjen e nivelit të tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit për të arritur zhvillim dhe lulëzim të përbashkët, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

 

Të mërkurën ishte përvjetori i tretë i hyrjes në fuqi të RCEP-it.

-Advertisement-

 

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi arritjet e RCEP-it në tre vitet e fundit dhe pritshmëritë e Kinës për zhvillimin e tij në të ardhmen, Mao Ning tha se RCEP-i është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë, me popullsinë më të madhe, shkallën më të madhe të tregtisë dhe potencialin më të madh për zhvillim.

 

RCEP-i i ka dhënë gjallëri të madhe integrimit ekonomik rajonal në Azi-Paqësor, ka sjellë mundësi tregu për ekonomitë anëtare dhe ka rritur besimin e bashkësisë ndërkombëtare te sistemi shumëpalësh, tha Mao në një konferencë të rregullt për shtypin.

 

Zëdhënësja u shpreh më tej që, sipas një studimi të kryer nga Banka Aziatike e Zhvillimit, RCEP-i do të sjellë rritje ekonomike prej 245 miliardë dollarësh për ekonomitë e këtij rajoni dhe do të krijojë 2.8 milionë vende pune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera