“Promaja” është pranuar zyrtarisht si sëmundje!
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 29 August 2017
Shkencëtarët kanë dëshmuar që VRET …
Rezultatet e hulumtimit më të ri, të bërë në Universitetin Massachusetts, kanë dëshmuar që shkuji apo promaja (rrymimi i erës) vërtet është shkaktar i një numri të madh sëmundjesh – nga problemet me eshtrat siç janë reuma dhe artriti, deri te ftohja, gripi, bronkiti, inflamacioni i sinuseve, i fytit apo i veshit, e deri te inflamacionet e rënda të mushkërive, trurit – të cilat mund të çojnë edhe deri në vdekje.
– Çështja është se, kur në ndonjë lokal fryn promaja, viruset dhe bakteret me të cilat janë të infektuar disa persona më shpejt barten nëpër ajër dhe kështu rritet rreziku nga infektimet e të gjithë të pranishmëve – thotë profesor doktor Karl Engels.
Gjithashtu, as muskujt tanë nuk janë imunë ndaj veprimeve të padëshiruara të rrymimit dhe pikërisht me anë të shkujit mund të zbulohen ato inflamacione të pashpjegueshme të muskujve, të cilat të gjithë ne nganjëherë i ndiejmë, ndërkaq rrymimi i erës është i rrezikshëm për sistemin tonë nervor dhe atë eshtëror.
– Përzierja e ajrit tepër të ftohtë nga jashtë me ajrin e ngrohtë brenda fare nuk i bën mirë kurrizit tonë dhe pjesës tjetër të skeletit. Me rastin e atyre ndryshimeve të përhershme të temperaturave, masa eshtërore dhe nervat fillojnë reciprokisht të zgjerohen dhe të tkurren, gjë që shkakton procese inflamacioni, për shkak të të cilave atëherë lehtë vjen deri te hernia (Hernia incarcerata) e nervave apo zhvillimi i artritit reumatoid – thotë ai.
Prandaj, mjekët tani rekomandojnë që sa më pak të hapen dritaret, madje edhe verës, kur janë temperaturat e larta dhe nuk ka aspak fllad ajri, ndërkaq kjo vërejtje vlen posaçërisht për të gjithë ata të cilët gjenden në mjete transporti.
– U propozojmë të gjithëve të cilët kujdesen për shëndetin e vet që gjithmonë me vete të kenë ndonjë batanije të vogël apo së paku ndonjë maramë të thurur, me të cilat do të mbështillen në rastet kur ndonjë të pandërgjegjshmi i shkon mendja që në prani të tyre të hapë dritaren apo, mos e dhëntë Zoti, të hapë derën – këshillon profesori Engels.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...