Prokurorja vendos, kërkon vazhdimin e paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 03 August 2022
Prokurorja e rastit ka propozuar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Nuredin Lushtaku dhe dy të afërmve të tij F.L., dhe A.L. Këtë informacion e ka konfirmuar për Express, Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Masa e paraburgimit prej një muaji Lushtakëve u ishte caktuar me 4 korrik, rrjedhimisht kjo masë pritet t’u skadojë nesër.
“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre (3) personat që gjenden në paraburgim”, konfirmoi me një përgjigje me shkrim për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Ish-deputetit Lushtaku dhe dy familjarëve të tij iu caktua paraburgimi nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria pretendon se “të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.
Plagosja e njërit polic dhe lëndimi i tjetrit dyshohet se motiv kishte shqiptimin e një tikete të trafikut ndaj një familjari të Lushtakut.
Për çka policët u desht të mjekoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Ish-deputeti Lushtaku në seancën dëgjimore kishte deklaruar se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes.
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...