Prokurorja në Hagë evidenton kontradikta në deklaratat e tij, dëshmitari thotë se ishte habitur kur tha se s’ka qenë në Kukës
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 10 January 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, të mërkurën po e vazhdon dëshminë dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi, i cili tha se ishte habitur kur deklaroi në vitin 2019 se nuk ka qenë në Kukës.
Prokurorja Gaia Pergolo tha se ka evidentuar kontradikta në deklaratat e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gashi. Kurse, ky i fundit fillimisht tha se dje nuk e kishte kuptuar pyetjen e avokatit.
“Nuk e kam kuptu pyetjen e thash edhe para trupit gjykues, të parën ditë kur kam shku të marsit atë ditë nuk më kujtohet data saktë, unë në Kukës e kam marrë uniformën dhe kam shku për Kalimash apo Kolsh. Nuk ia kam kuptu zotri avokatit pyetjen mirë”, tha dëshmitari.
Ndërsa, prokurorja Pergolo i tha dëshmitarit se pyetja ishte shumë e qartë.
“Avokati iu ka pyetur a keni shku nga Kosova drejt në Gorozhup dhe ju keni thënë ‘po’, nuk e shoh se çfarë ka pasur të paqartë aty”, tha Pergolo, , raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, dëshmitari sërish insistoi duke thënë se ndoshta nuk e ka kuptuar pyetjen mirë.
“Nuk e kam kuptu pyetjen ndoshta mirë. Unë e them për të tretën herë këtë, unë kam shku në Kukës, e kam marrë uniformën dhe jemi largu larg Kukësit diku 30-40 kilometra diku afërsi larg Kukësit kjo”, tha Gashi.
Mirëpo, në një deklaratë që Gashi kishte dhënë për ZPS-në në vitin 2019, sipas prokurores Pergolo, ai kishte deklaruar se kurrë nuk ka qenë në Shqipëri.
“Në deklaratën që i keni dhënë ju ZPS-së, ju keni thënë që gjatë dislokimit me UÇK-në, nuk keni qenë kurrë në Kukës, nuk keni qenë kurrë në Shqipëri, a ju kujtohet që e keni thënë këtë në 2019”, tha Pergolo.
Ndërsa, dëshmitari tha se në Kukës ka qenë 1 apo 2 orë.
“Në Kukës nuk jam kanë, jo në Shqipëri. E pranoj. Të merremi vesh, në Kukës 1 orë apo 2 e kam cekë edhe dje që kam nejtë në Kukës më tepër asnjë”, tha Gashi duke bërë që të reagojë prokurorja Pergolo e cila i tha se nuk ishte ashtu.
Sipas prokurores, në vitin 2019, Gashi kishte deklaruar se ai nuk kishte hyrë kurrë në Shqipëri gjatë kohës sa ishte pjesë e UÇK-së.
“Dy kamtë e mija, nuk kanë hy kurrë në territorin e Shqipërisë, kurrë”, tha prokurorja Pergolo duke cituar atë që kishte thënë Gashi në intervistën për ZPS-në në vitin 2019.
“Zonja prokurore, jam habitë, kam thanë ashtu. E pranoj!”, tha dëshmitari Gashi.
Para së të fillojë dëshminë dëshmitari Gashi, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia dha një urdhër gojë që ka të bëjë lidhur me nxjerrjen e disa materialeve nga ZPS-ja për mbrojtjen.
“Lidhur me njoftimin shtesë të rregullës 102 të Prokurorisë që është parashtrimi i protokolluar… i datës 8 janar 2024. Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të materialeve, do të veprojmë si në vijim me qëllim që mbrojtja t’i marrë ato materiale në mënyrë sa më të shpejtë nëse i kërkojnë. Mbrojtja duhet të informojë ZPS-në se cilat materiale nga këto të renditura në njoftim dëshiron që t’i ketë dhe përmes nxjerrjes apo konsultimit të materialeve dhe do të japë një njoftim sot me datën 10 janar deri në orën 13:00”, tha gjykatësja gjatë marrjes së këtij urdhri.
Ajo shtoi se ZPS-ja duhet të nxjerrë dhe t’i japë qasje në këto materiale të caktuara të kërkuara nga mbrojtja sot, deri më 11 janar 2024.
“Nëse mbrojtja kërkon nxjerrjen e këtyre materialeve sipas rregullës 103 që kërkojnë përcjelljen e këtyre materialeve me redaktime, ZPS të bëjë kërkesë para trupit gjykues të njëjtën ditë, pra të enjten, 11 janar 2024 deri në orën 13:00. Kështu që nëse ZPS-ja dëshiron të kundërshtojnë materialitetin e dëshmive të kërkuara nga mbrojtja, duhet ta paraqes këtë kundërshtim të trupi gjykues”, theksoi Veldt-Foglia.
Safet Gashi ka filluar dëshminë e tij të martën (9 janar 2024), ku është marrë në pyetje fillimisht nga mbrojtja e Pjetër Shalës.
Ai deklaroi se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën ku janë zhvilluar luftimet në një vend të quajtur Gorozhup. Ai tha se nuk e ka njohur dhe s’e ka parë Pjetër Shalën gjatë kohës së luftës.
Gjatë muajit shkurt 2023 ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...


































