Prokurorja e rastit të 15-vjeçares pensionohet pas katër ditësh
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 26 October 2021
Lirije Morina, prokurorja që u pajtua me dënimin e shqiptuar nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Pejës Florije Zatriqi, prej vetëm 8 muaj e 8 ditë ndaj dhunuesit të së miturës, duke mos u ankuar në Gjykatën e Apelit, pritet të pensionohet pas katër ditësh.
Në të dhënat e publikuara në faqen e Prokurorisë së Shtetit, figuron se prokurorja Lirije Morina ka lindur më 30.10.1956 në Pejë, rrjedhimisht ajo do të pensionohet ditën e shtunë, shkruan Gazeta Express.
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, që të rishqyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Prokurorja Lirije Morina i kishte propozuar Gjykatës që ndaj dhunuesit P.K., të merreshin rrethanat lehtësuese, duke përmendur faktin se nga kryerja e veprës penale kanë kaluar gati 10 vite, deklaratën e të dëmtuarës të dhënë në polici dhe në prokurori se me rastin e marrëdhënieve seksuale nuk ka pasur lëndime etj.
“Prokurorja për të mitur në fjalën përfundimtare ka deklaruar se, pas përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor, mbetet në tërësi pranë aktakuzës dhe kualifikimit juridik të veprës penale të përshkruar në dispozitivin e aktakuzës duke propozuar që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, i propozon gjykatës se me rastin e marrjes së vendimit mbi shqiptimin e dënimit t’i merr parasysh rrethanat lehtësuese që shkojnë në favor të të akuzuarit si pranimi i fajësisë për veprën e kryer, se nga kryerja e veprës penale kanë kaluar gati 10 vite, rrethanën se i akuzuari në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë madhor i ri, i kishte 21 vjet, që do të thotë se karakteristikat personale të të akuzuarit në atë kohë shoqëria që është shoqëruar, pra dëshmitarët F.H dhe A.I, të cilët kanë qenë të mitur dhe të cilët i ka pasur shokë, këto rrethana flasin për pjekurinë e tij psikike në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe deklaratën e të dëmtuarës të dhënë në polici dhe në prokurori ku kishte deklaruar se me rastin e marrëdhënieve seksuale nuk ka pasur lëndime, për cka edhe në shkresat të lëndës nuk figuron ndonjë ekspertizë mjeko-ligjore”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë të cilin e posedon Gazeta Express.
Rrethanë lehtësuese për 31-vjeçarin, i cili në vitin 2012 ishte 21-vjeç kur kishte kreyer veprën, është marrë edhe shoqërimi i tij me dy të mitur që sipas gjykatës, flasin për ‘pjekurinë e tij psikike’.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, P.K., në janar të vitit 2012, në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, së bashku me të miturit F.H., dhe A.I., kanë dhunuar vajzën 15-vjeçe. “Në atë mënyrë që gjersa viktima natën kritike kishte dalë nga Spitali i Gjakovës, i pandehuri P.K., së bashku me të miturin A.I., me dhunë nën kërcënimin e thikës nga ana e të miturit A.I., e kishin marrë viktimën, e kishin dërguar në një shtëpi të pabanuar e pastaj me telefon, A.I., kishte thirrë të miturin F.H., i cili kishte shkuar në shtëpinë në fjalë dhe aty gjatë tërë natës i pandehuri dhe të miturit kishin kryer veprën penale të dhunimit. Pastaj e mitura në orët e hershme të mëngjesit kishte ikur nga shtëpia dhe rastin e kishte paraqitur ne polici”.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...