Lajme

Prokuroria tregon çfarë iu konfiskoi të dyshuarve për mashtrim të gjermanëve përmes “call center”

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 01 April 2021

Dhjetë persona janë vënë në pranga dje pas një operacioni nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Ata dyshohet se kanë joshur dhe mashtruar nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta.

Në pjesën e dytë të operacionit, gjatë kontrollit nëpër lokacionet ku ata kanë zhvilluar veprimtarinë, janë sekustruar 11 mijë euro tjera, duke çuar kështu në total vlerën e parave të sekuestruara në 160 mijë e 300 euro.

Përveç parave, në këto lokacione, janë sekuestruar edhe gjashtë vetura dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

-Advertisement-

“Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera