Prokuroria: Do t’ju njoftojnë posa të ketë rezultate për vrasjen e Ivanovicit
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 28 January 2018
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se s’ka asnjë përparim në zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic, i cili ishte i dënuar në shkallën e parë për krime lufte në Kosovë.
Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka shkruar se kurdo që të ketë rezultate të reja do të njoftojnë publikun.
“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e kryerësve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.
Oliver Ivanovic është vrarë në Veri të Mitrovicës, para 12 ditësh. Ende s’është arrestuar asnjë person dhe as nuk ka të dyshuar. Deri më tash janë intervistuar disa persona por pa ndonjë rezultat.
Politikani i vrarë serb ishte dënuar në shkallën e parë si i fajshëm për disa krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pasluftës, ai ishte bërë deputet i Parlamentit të Kosovës.
Kohëve të fundit ka mbajtur linjën kundër politikës së Serbisë dhe ka dalë edhe kundër Listës Sprska. Madje, në një intervistë dhënë disa ditë para se të vritej, kishte thënë se më shumë është i rrezikuar nga bandat serbe se sa nga shqiptarët.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...