Lajme

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja, të përfshirë 48 persona

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 01 April 2021

Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Në këto tri raste janë përfshirë 48 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Në rastin e parë të shënjestruar janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Në rastin e dytë i shenjëstruar janë të përfshirë nëntë persona për veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Ndërkohë, në rastin e tretë janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Të tjera