Lajme

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja, sekuestrohen edhe para

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 21 October 2020

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar dy raste të reja për shpëlarje të parave, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar, raporton Express

Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se ka edhe pasuri të sekuestruar, që konsiderohet të jetë e fituar nga këto vepra penale.

“Rasti i parë është për veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 302 të KPRK-së, dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërkaq, rasti i dytë është për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 të KPRK-së, si dhe për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në dy rastet e shënjestruara sot nga Prokuroria Speciale, ka edhe pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera