Lajme

Prokuroria Speciale paralajmëron, grupi kriminal i Veselinoviq e Radojciq kanë ndikim në Policinë e Kosovës

Autori: Halil Berisha 13:29 | 02 December 2019

Prokuroria Speciale ka demaskuar një grup shumë të rrezikshëm kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Sipas tyre, ky grup udhëhiqet nga dy persona me inicialet Z.V dhe M.R, shkruan gazeta inFokus.

Por, nga burimet e veta brenda institucioneve të sigurisë, Gazeta inFokus, mëson se këta të dy janë Zvonko Veselinoviq biznesmen i dyshuar e i përfolur për lidhjet e tij me mafian dhe Milan Radojçiq, nënkryetar i Listes Serbe.

-Advertisement-

Sipas Prokuroisë Speciale, ky grup vepron që nga viti 2011 dhe se kanë kryer vrasje, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mbajtje e armëve, zbulim i fshehtësisë zyrtare e manipulim me prova, shkruan gazeta inFokus.

Madje në mesin e tyre përmendet edhe Zh.B, që Gazeta inFokus mëson se është ish-shefi i operativës në Policinë e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zhelko Bojiq.

Kështu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza për 6 persona e urdhërarreste ndërkombëtare, pasi një pjesë e tyre janë arratisur për në serbi, shkruan gazeta inFoksu.

Mirëpo, specialja ka paralajmëruar se grupi kriminal ka ndikim edhe në organet e rendit në Kosovë, siç është Policia e Kosovës, por edhe në komunat e ndërmarrjet publike të veriut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera