Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë masive për Masakrën e Mejës
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 08 December 2023
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 53 personave të dyshuar për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës.
“Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët dhe mirë i organizuar i UJ-së dhe MPB-së, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë (370) civilë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes. Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve. Për këtë krim janë akuzuar pesëdhjetë e tre (53) të pandehur prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë (16) ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Të pandehurit akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje – Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si – Krimet kundër njerëzimit sipas dispozitave ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Përmes konferencës për media të mbajtur të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me hetimet dhe aktakuzat e ngritura për krimet e luftës në Kosovë, prokurorja speciale Drita Hajdari tha se ka hetuar krimet e luftës në rajonin e Rekës së Keqe në Gjakovë dhe se Masakra e Mejës është më e madhja dhe më tragjikja në luftën e Kosovës.
E njëjta tha se në Masakrën e Mejës ishin të përfshirë ushtria jugosllave, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe paramilitarë, ku u vranë 370 civilë.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...