Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër katër personave për fajde dhe shpëlarje të parave

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 16 August 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër katër personave, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për arsye se kanë kryer veprat penale si “Fajdeja”, dhe “Shpëlarja e parave”.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe  E.M. kanë kryer veprat penale “Fajdeja”,  nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par 1 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit  Ligji Nr.05/L-096”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga vitit 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga vitit 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit. ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera