Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë ndaj 15 personave: Akuzohen për krime financiare
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 30 September 2020
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër 15 të pandehurve për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 i KPRK-së, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 të KPRK-së dhe “Shmangia nga Tatimi nga neni 313 të KPRK-së”.
Të akuzuarit janë: N.L, B.A, A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S. Në periudhën kohore nga mesi i vitit 2018 e deri më 05.07.2019, në vazhdimësi janë përfshirë në aktivitetin kriminal të poshtëshënuar, ku i pandehuri N.L. duke vepruar si i vetëm, e në disa raste pas marrëveshjes paraprake në bashkëkryerje me të pandehurin B.A, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për veti, me anë të programit kompjuterik “Corel Draw” me pajisje të sofistikuara fillimisht përpilonin dokumente publike të falsifikuara dhe të njëjtat më pas edhe pse e kanë ditur se nuk janë të vërteta u kanë siguruar dhe shitur personave të ndryshëm, më saktë tani të pandehurve: A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S, ku për të pandehurit e lartcekur janë siguruar prova nga të cilat vërtetohet se të njëjtit kanë aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane në Shkup, të cilat të dhëna pas verifikimit dhe krahasimit janë vërtetuar se janë të falsifikuara dhe nuk korrespondojnë me të dhënat reale përkatëse.
Po ashtu, tani i pandehuri N.L. ka deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste të Kosovës, e pastaj ka realizuar si transferuare, tërheqje kesh, përshkrimi pagesë për mall në kompani të ndryshme, e që në rastin konkret i pandehuri i lartcekur me qëllim është munduar të fshehë apo të i shmanget, në tersi, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, duke mos i përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë e tij, gjendjen ekonomike dhe fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, ku i pandehuri N.L. nga qarkullimi i përgjithshëm bankar në periudhën kohore 2014-2019 me bizneset e tij të potencuara në aktakuzë, e që nënkupton shumën e parave sipas të dhënave të gjetura lidhur me deponimet, transferet dhe importet e realizuara nga këto subjekte afariste, gjegjësisht shmangie të përgjithshme në TVSH dhe TAK në shumë prej 964,778.77 €, euro, me ç ‘raste i njëjti nuk i përfshin këto informata lidhur me të ardhurat e tij dhe në këtë mënyrë dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës.
Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
Të tjera
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...