Lajme

Prokuroria Speciale merr përsipër hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 08 March 2018

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

Millaku ka thënë se vendimin e ka marrë sot ndërsa kjo ka ndodhur “për shkak të kompleksitetit të rastit”.

-Advertisement-

Deri më tani, hetimin e vrasjes së Ivanoviqit ka qenë duke e bërë një ekip prej dy prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq, kreu i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi, u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.

Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE-së, ata serbë dhe kosovarë.

Ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy