Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e Faruk Mujkës: Iu gjetën 60 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 14 July 2023
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Faruk Mujkës dhe ish- drejtorit të komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.
Sipas prokurorisë gjatë bastisjes në një lokacion janë gjetur e sekuestruar 60 mijë euro cash.
“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë Speciale.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve me inicialet F.M. dhe H.M.
Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.
Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.
Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

Të tjera
-
Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiq: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë
Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të je...
-
“Kosova është Serbi”- E tmerrshme: shikoni si serbët ngjallin urrejte në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe ...
-
Shpërthen zja*rri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapës...
-
IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se çdo vit rrez...
-
Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje
Analisti politik Avni Arifi vlerëson si të mirëpritur iniciativën e kryeminis...
-
Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë
Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësue...
-
Pas Kurtit edhe Limaj shihet në Kuvend, s’deklarohet para takimit
Përveç Albin Kurtit, edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është parë duk...
-
Nis takimi – të gjitha partitë i përgjigjen ftesës së deputetit Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses
Ka nisur takimi i thirrur nga ish-kryeministri, Albin Kurti, tashmë në cilësi...
-
Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë. ...
-
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë m...
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...