Prokuroria Speciale: Haki Abazi së shpejti ftohet për intervistim
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 16 February 2023
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka mbajtur sot një konferencë për media.
Ndër të tjerash Abazi ka folur edhe për rastin Dehari, e që sipas tij në intervistim duhet të ftohen kryeministri Albin Kurti, ministrja Albulena Haxhiu e disa zyrtare të tjera në lidhje me zhdukjen e provave.
Pas kësaj, nga Prokuroria Specaile e Kosovës kanë bërë të ditur se Abazi së shpejti do të ftohet për intervistim.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”,thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe pak më parë, kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj ka njoftuar se qysh të hënën Prokuroria do të intervistojë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu në lidhje me deklarimet e Haki Abazit.
“Këto audio-incizime e video-incizime janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtuar e diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur shkarkimi përbrenda Vetëvendosjes.Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për të sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë, asnjë.Por ne as si shoqëri as si qytetar individual e as si deputet s’mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe duhet të kryejmë punën. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera e janë zhdukur”,deklaroi Haki Abazi.
Përpos kësaj Haki Abazi tha se porosia e tij për ministren e Albulena Haxhiu është që të kryejë punën e saj si ministre e cila ka obligim para qytetarëve dhe para deputetëve.
“U thashë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka 24 orë në monitorim kamerat. Dhe thash që Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Platforma e VV-së ka qenë drejtësia duhet të dalë në dritë”, përfundoi ai.

Të tjera
-
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve
Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pa...
-
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?
Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosa...
-
Prishtina edhe sonte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtinë edhe sonte po bën pjesë në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur n...
-
Muharremi: Po e presim Albin Kurtin me folë, ai duhet me na tregu qartë a e përkrah ngritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi,ka thënë se Ministria e Ekon...
-
Policia në Prizren për serbët e arrestuar: Dy u ndaluan pasi u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it, 10 janë liruar
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dysh...
-
Nga e shtuna mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës së SHBA’së, Ministria thotë se është “në komunikim” me amerikanët
Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Ferizaj-Gjilan, njëri dërgohet në QKUK
Katër persona u lënduan në aksidentin mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjil...
-
Arrestimi i katër oficerëve serbë, Haradinaj: E përshëndes aksionin, ata që ikën të turpëruar në 1999 s’kanë vend këtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK),, Ramush Haraddiinaj, ka pë...
-
Çfarë ka ndodhur që kur u shpallën tarifat e reja të Trump?
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vendosi taksa për një numë të madh shtete...
-
Deputetë të “pakicave joserbe po joshen e shantazhohen” nga Serbia, Kurti: Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndau në Facebook komunikatën e Qever...
-
BE-ja kërkon unitet kundër tarifave të Trumpit
Vendet e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar...