Lajme

Prokuroria Speciale ende në fazën e hetimeve

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 07 March 2018

Ndonëse janë diskutuar shumë data të mundshme të funksionalizimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, ende nuk dihet se kur do të ndodh kjo.

Specialja ende mbetën në stazhin e hetimeve. Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënës i Prokurorisë së Tribunalit Special, Chriss Bennet.

Bennet në një përgjigje për Indeksonline është deklaruar se hetimet ende janë duke vazhduar, duke mos dhënë detaje për ngritjen e aktakuzave.

-Advertisement-

“Prokuroria e Dhomave të Specializuara nuk komenton statusin e hetimeve për arsye profesionale, ligjore dhe etike, dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Prandaj, nuk mund t’ju siguroj informacion në lidhje me kohën e ngritjes së aktakuzave. Hetimi ynë është duke vazhduar” ka thënë Bennet.

I pyetur se zhvillimet e fundit në vend a do të mund të ndikojnë në Specialen, Bennet është shprehur se Gjykata Speciale nuk është një institucion politik.

“Prokuroria e Specializuar nuk është një institucion politik dhe prandaj nuk ndikohet nga zhvillimet politike”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Dhomave të Specializuara.

Ndërsa, për numrin e avokatëve që do të jenë në dispozicion të te akuzuarve, nga zyra për shtyp e Gjykatës kanë thënë se një numër aplikimesh janë pranuar deri me tani.
“Procesi i pranimit në listën e avokatit është një proces i hapur, nuk ka ndonjë afat specifik për aplikim. Një numër aplikimesh janë pranuar deri tani nga avokatët e kombësive të ndryshme”, thuhet në përgjigje.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të kryera në periudhën 1998-2000, ndërlidhur me pretendimet e ngritura në Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011 nga Këshilli i Evropës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera