Lajme

Prokuroria Speciale do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 09 December 2021

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbit D.A, të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’. Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se serbi i dyshuar është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera