Prokuroria Speciale demanton ministren Haxhiu: Deklarim i pavërtetë e tendencioz
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 30 October 2024
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka demantuar deklarimin e ministres Albulena Haxhiu kundër Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e pronës milionëshe në Veternik.
Përmes një reagimi, PSRK-ja ka shprehur indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se kjo çështja nuk ka qenë asnjëherë në kompetencë të tyre dhe kësisoj sipas prokurorisë, deklarimi i ministres është i pavërtetë dhe tendencioz.
“Prokuroria Speciale, deklarimet e tilla të pavërteta, fatkeqësisht nga ministrja e drejtësisë, i konsideron të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të Prokurorisë Speciale dhe punës se suksesshme të udhëheqësit të saj, duke vlerësuar se këto deklarime të pasakta, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të kësaj prokurorie. Nisur nga fakti se nuk është hera e pare që ballafaqohemi me sulme të tilla dhe deklarata të pavërteta nga ministrja Haxhiu, Prokuroria Speciale, i bën thirrje ministres së drejtësisë dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija”, thuhet në reagimin e prokurorisë.
Ministrja Haxhiu ka kërkuar hetime ndaj prokurorëve special që sipas saj i kishin mbyllur hetimet ndaj të akuzuarve për rastin e pronës milionëshe në Veternik.
Të tjera
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...