Lajme

Prokuroria shkel ligjin, nuk hap hetim për hidrocentralet e falura

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 24 November 2017

Prokuroria e Shtetit ka më shumë se 19 muaj që jashtëligjshëm është duke e trajtuar rastin e skandalit të faljes së katër hidrocentraleve nga Qeveria e Kosovës.Asnjë nga pesë ministrat që kanë nënshkruar faljen e hidrocentraleve nuk janë intervistuar nga Prokuroria, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk ka aktvendim për hetim për asnjë person, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të mbledhë informata për të parë nëse ka bazë të mjaftueshme për të hetuar këtë rast.

Prokuroria e Shtetit para më shumë se një viti e gjysmë pati thënë se ka nisur hetimet. Por gjithçka çfarë kishte bërë ky institucion është nisja e një hetimi parapenal.

-Advertisement-

Prej kur ka nisur fazën parapenale PSH-ja ndodhet në fazën e njëjtë. Të mërkurën ky institucion ka thënë se rasti ende është në fazën parapenale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera