Lajme

Prokuroria pushon hetimet ndaj të dyshuarit për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 05 January 2018

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj Agim Sahitaj, i cili ka qenë i dyshuar për vepren penale të krimeve të luftës, kinse të kryera në prill të vitit 1999, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe.

“Agim Sahitaj është liruar nga paraburgimi i caktuar që nga data 08.08.2017, dhe ai kurrë më nuk do të përballet me dyshime të tilla, të cilat me profesionalizëm dhe korrektësi, Prokurori i çështjes Elez Blakaj i ka hetuar për më tepër se pesë muaj”, ka shkruar në Facebook avokati i tij Tomë Gashi.

Sipas Gashit me rastin e hetimeve në çështjen e Agim Sahitajt, nga provat e mbledhura nuk është vërtetuar dyshimi i arsyeshëm, se i njëjti të ketë kryer veprën penale të krimeve të luftës, për të cilat ai është hetuar.

-Advertisement-

“Sigurisht që puna profesionale e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka sjellur një vendim të drejtë dhe të ligjshëm, por gjithsesi duhet të gjenden fajtorët për vrasjen e 38 civilëve shqiptarë në masakrën e forcave serbe në prill të vitit 1999.

Secili që ka njohuri për këdo të involvuar në masakrën e shqiptarëve të fshatit Sopi të Suharekës, e inkurajoj që të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për tu gjetur fajtorët”, ka thënë Gashi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera