Prokuroria pretendon se Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin
Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 14 September 2026
Në Hagë po zhvillohet dita përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.
sot janë paraparë kundërpërgjigjet e palëve, pas dy ditëve të javës së kaluar, të enjten dhe të premten, kur Prokuroria e Specializuar dhe ekipet mbrojtëse paraqitën fjalët e tyre përfundimtare.
Prokuroria e Specializuar që pati një orë në dispozicion për kundërpërgjigjen e saj, insiston se ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të manipuluar dëshminë e Bislim Zyrapit.
Prokuror Joshua Hafetz, theksoi detaje nga vizitat e datave 9 shtator dhe 7 tetor 2023, ku në prani të të akzuarit Smakaj, sipas tij, Thaçi ka dhënë udhëzime të hollësishme mbi atë çfarë dëshmitari duhej apo nuk duhej të thoshte para trupit gjykues, veçanërisht në lidhje me Shtabin e Përgjithshëm.
“Pretendimi tani se udhëzimet e Thaçit, sa i takon mesazheve që i duheshin përcjellë Zyrapit ishin thjesht ndihmëse dhe ishin udhëzime për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të mos i përzier gjërat, në thonjëza, bie ndesh me atë çfarë tregojnë fjalët e zbardhura në transkripte. ……Udhëzimet e përsëritura të zotit Thaçi, në vizitat me zotin Smakaj, si në rastin e vizitës me Kuçin, kishin për qëllim që të kontrollonin atë çfarë do të thoshte Zurapi, apo atë çfarë nuk do të thonte ai përpara trupit gjykues. Në veçanti, qëllimi ishte që të kontrollonte çfarë Zyrapi do të thoshte lidhur me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai.
Kësisoj prokuroria kërkon që të shikohen transkriptet me kujdes për t’u parë qëllimi i vërtetë i Thaçit.
“Në të gjitha udhëzimet e veta, sigurisht që synimi i zotit Thaçi ishte që të ndihmonte veten. Shumë prej këtyre udhëzimeve konkrete jepen në hollësi në dosjen gjyqësore të prokurorisë dhe që citojnë të drejtpërdrejtë transkriptet. Ju kërkojmë, i nderuar gjykatës, që të shikoni dokumentacionin e kësaj çështjeje”. tha Hafetz.
Mbrojtjes së Hashim Thaçit i janë ndarë 30 minuta, ndërsa nga 15 minuta për ekipet e tjera mbrojtëse.

T� tjera
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...



































