Lajme

Prokuroria pas arrestimit të tetë personave të “Brezovica 3”, do të kërkojë paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 03 March 2022

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona dhe ka kontrolluar dymbëdhjetë lokacione në katër qytete të ndryshme në rastin e “Brezovica 3”. Po ashtu, organi i akuzës ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë për paraburgim ndaj të arrestuarve nën dyshimin për vepra korruptive me rastin e ndërtimeve në Brezovicë.

Përmes një komunikate, Prokuroria ka njoftuar se fillimisht janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, ndërsa, gjatë ditës është arrestuar edhe një (1) person tjetër i dyshuar.

Tetë (8) personat e arrestuar me inicialet A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-ës, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme; disa fletore me shënime, tri (3)armë; një (1) karikator me 5 fishek  të kalibrit 7.65mm, tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm; njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm; një (1) kompjuter’ një veturë X6; pesë (5) telefona dhe një orë dorë.“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet më tej në njoftim./BetimipërDrejtësi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera