Prokuroria nuk zhvilloi asnjë hetim penal për të akuzuarin, hudhet aktakuza për dhënie ryshfeti
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 15 July 2023
Për shkak se Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kishte zhvilluar asnjë hetim penal në raport me të akuzuarin për dhënie ryshfeti, Strahinja Stojanoviq, është hudhur poshtë aktakuza, pasi edhe pas kërkesës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ajo nuk ishte plotësuar dhe korrigjuar nga Prokuroria.
Vendimi për hudhjen e aktakuzës, është marrë më 3 maj 2023 nga gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vendimin e Gjykatës, thuhet se nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor në drejtim të grumbullimit të provave, por vetëm janë përcjellë provat e bashkëngjitura në kallëzim penal, e mbi të gjitha nuk i është dhënë fare mundësia të pandehurit të deklarohet në procedurën penale para se të ngritet aktakuza.
Për shkak se aktakuza përmban të metat si më lartë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Prokuroria plotësimin dhe korrigjimin e aktakuzës, por e njëjta nuk e ka plotësuar aktakuzën sipas kërkesës së tyre, por përmes një parashtrese e kanë arsyetuar mosplotësimin e aktakuzës, duke thënë se prokurorja e rastit pas pranimit të kallëzimit penal ka shkuar në stacionin policor në veri të Mitrovicës dhe bashkë me zyrtaren policore ka marrë deklaratë nga ana e të pandehurit, duke shtuar se kjo deklaratë është në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Tutje, në vendim thuhet se i pandehuri është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës, më 6 prill 2022, pra para se të fillojë procedura penale, sepse aktvendimi për fillimin e hetimeve, është dorëzuar në gjykatë më 7 prill 2022, nga ku kjo konsiderohet edhe zyrtarisht si datë kur ka filluar procedura penale ndaj të pandehurit.
“Kjo tregon faktin se i pandehuri është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës, në cilësi të dyshuarit, një ditë para se të fillojnë hetimet dhe para se zyrtarisht të fillojë procedura penale ndaj tij, dhe nga këto arsye kjo deklaratë e dhënë në polici, nuk është deklaratë e dhënë në procedurën penale dhe si e këtillë kjo deklaratë nuk mund të barazohet me deklaratën e dhënë në procedurën penale”, thuhet tutje në vendim.
Sipas vendimit të Gjykatës, nuk është respektuar as neni 151, par.1 i KPP-së, i cili e obligon prokurorin që para ngritjes së aktakuzës, të pandehurit t’i merret deklaratë në procedurë paraprake.
Kështu, në rastin konkret, vepra për të cilën ngarkohej i akuzuari, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 5 vjet, fakt i cili lë të nënkuptohet se aktakuza nuk mund të ngritet pa e dëgjuar edhe të pandehurin, ashtu siç e përcakton dispozita ligjore.
Tutje, thuhet se në rastin konkret procedura penale ndaj të pandehurit, është zbatuar vetëm pjesërisht nga Prokuroria, ngase nuk i është dhënë mundësia të dëgjohet dhe të paraqesë mendimin e tij për provat që e ngarkojnë.
Në këto rrethana, duke qenë se Prokuroria, përkundër kërkesës së Gjykatës që ta plotësojë dhe korrigjojë aktakuzën e lartcekur, nuk ka eliminuar asnjë prej mangësive të lartcekura, respektivisht nuk ka vepruar sipas kërkesës, atëherë, Themelorja në mbështetje të nenit 441, par.4, të KPP-së, e ka hudhur poshtë aktakuzën.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 26 prill 2022 kishte ngritur aktakuzë kundër Strahinja Stojanoviq, me arsyetimin se më 6 prill 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinje, Komuna e Leposaviqit, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur ashtu që i pandehuri derisa ka qenë duke kaluar në pikëkalimin kufitar për të dalë nga Republika e Kosovës për në Republikën e Serbisë, nga xhepi ka nxjerrë dokumentet dhe ia ka dhënë policit që ka qenë në detyrë – dëshmitarit Burim Berisha dhe në mes të dokumenteve ka futur shumën e parave prej 500 dinarë, me qëllim që të kalojë kufirin.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...