Fokus

Prokuroria nisë hetimet për rastin ku dyshohet se një grua u dhunua nga dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 16 January 2023

Një grua nga Prishtina ka njoftuar Policinë e Kosovës se është dhunuar nga dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur për Infokus zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore por që në këtë fazë nuk mund të japin detaje të tjera.

“Lidhur me pyetjet e juaja, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Në këtë faze nuk mund të japim detaje të tjera!”, është përgjigjur Ulaj për Infokus.

Ndryshe nga policia në raportin 24 orësh kanë njoftuar se rasti ka ndodhur me datën 13 janar.

“Prishtinë 13.01.2023 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Një grua raporton në polici se është dhunuar nga dy persona në Prishtinë

Të tjera