Lajme

Prokuroria nis hetimet për rastin e deputetit të VV-së, i cili tha se iu vodhën 50 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 26 June 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin për rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Klankosova.tv ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast.

“I nderuar, rastit te cilit ju keni referuar, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rënde”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim te ndriçimit te gjitha rrethanave te kësaj çështjeje penale. Rasti është ne hetime”, është shprehur Ulaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera