Lajme

Prokuroria në Mitrovicë thotë se i kanë marrë me prioritet sulmet ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 23 October 2020

E Premte, 23 Tetor 2020Prokuroria në Mitrovicë thotë se i kanë marrë me prioritet sulmet ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës bën të ditur se është duke trajtuar me prioritet dy rastet e sulmit ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Herën e parë më 13 qershor 2020, është tentuar t’i digjet vetura personale, andaj lidhur me këtë është iniciuar rast për veprën penale “Zjarrëvënie në tentativë”.

-Advertisement-

Ndërkaq, herën e dytë më 18 tetor 2020, të njëjtit gazetar i është sulmuar vetura me plumba, ku prokuroria ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se prokurorët e ngarkuar me këto dy raste janë duke i trajtuar me prioritet, si dhe kanë marrë pamjet nga vendet ku kanë ndodhur ngjarjet, kanë intervistuar dëshmitarë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur këto dy raste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera