Lajme

Prokuroria merr vendimin për personin që kanosi kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 01 September 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, tha ai, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Ndryshe, i dyshuari N.S deklaratën e tij e kishte përsëritur edhe në televizion live.

“Unë konsideroj që çdo njeri, i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse ai është tradhtar ndaj atdheut prandaj…”, kishte deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera