Prokuroria merr vendimin për burrin që vrau një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 26 September 2022
Të dielën në lagjen “Kolovicë e Vjetër”, në Prishtinë një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Ndaj personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ajo tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia”, dhe :Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë penale”, tha Ulaj për Gazetën Infokus.
Ndryshe për rastin ka dhënë detaje edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Soponicë të Kaçanikut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sot mes d...
-
Haradinaj: Kosova po ndëshkohet – opozita duhet ta ballafaqojë mashtruesin (Kurtin) dhe ekipin e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Izraeli thotë se i ka goditur Rojat Revolucionare dhe qendra të tjera në Teheran
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se aeroplanët luftarakë të Forcës Ajro...
-
Rrëzohen pretendimet e Thaçit se rasti kundër administrimit të drejtësisë duhej iniciuar nga trupi gjykues në rastin për krime lufte
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë rrëzuar mocionin e mbr...
-
A do ta duronte gazin lotsjellës si Kryeparlamentare, çfarë thotë kandidatja Haxhiu
Albulena Haxhiu, është paraqitur në seancë gjyqësorë për gazin lotsjellës në ...
-
Bajrami: Qeveria e unitetit mund të shtyhet, por prapëseprapë do të vijmë në një pikë kur duhet të ulemi të gjithë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se “dihet ...
-
Putini takohet me ministrin e Jashtëm iranian
Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e Jashtëm iranian, A...
-
Sot varroset vogëlushi që humbi jetën pasi u godit me veturë nga kushëriri i tij në Ferizaj
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në fshatin Dardani të komunës së Fe...
-
A po e largon PDK-ja Ramiz Lladrovcin? Petrit Hajdari shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit
Në një lëvizje që po interpretohet si "sinjal" për ndryshime brenda Partisë D...
-
Bajrami denoncon tenderin 137 milionë eurosh të KEK-ut: Është shpallur pa studim fizibiliteti
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur...
-
FDK: Pa mbikëqyrje dhe transparencë, 12 persona marrin mbi 500 mijë euro nga komuna e Prishtinës për adoptim të qenve
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve pretendon se ka zbuluar një sistem shqet...
-
Policia u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve, u bën apel për kujdes në trafik
Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim mirëseardhjeje për bashkatdhetarët...