Lajme

Prokuroria merr vendimin ndaj sulmuesve të Selës dhe Zaevit

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 02 May 2017

Prokuroria Themelore Publike ne Shkup, pas mbledhjes së dëshmive përkatëse, për pesëmbëdhjetë të përfshirë në trazirat në Parlament, fillimisht nisi procedurat për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në një turmë që penguan personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 të Kodit Penal, janë lënë ne burg shtatë persona.

Siç njofton Prokuroria e Shkupit, aktualisht, shtatë personave u është privuar liria.

 Prokurori publik kompetent, ka konstatuar se janë përmbushur bazat ligjore për katërmbëdhjetë të dyshuar deri tek gjykatësi i procedurës së paraprake për masën e paraburgimit, njofton tetovasot.

Ndaj një personi është propozuar përcaktimi i masës për kujdes. Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të përfshirëve për pjesëmarrje dhe dhunim të institucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera