Fokus

Prokuroria me aksion në kompaninë “Ambienti”, dyshohet për keqpërdorime të detyrës zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 16 March 2023

Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht ndaj bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Këtë për Infokus  e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai tha se deri më tani nuk mund të japë detaje pasi që aksioni është duke u zhvilluar ende.

“Aksioni është duke u zhvilluar, nuk mund të japim detaje deri sa të përfundon”./Gazeta Infokus/

42,000,000 € u paguan për 11 vjet për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

Të tjera