Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve për armët dhe drogën e djalit të Shefit të AKI-së
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 20 October 2018
Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.Rasti i skandalit të Shefit të AKI’së, Shpend Maxhuni, me djalin e tij është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Gazeta Express ka biseduar me zv.kryeprokurorin e Prishtinës, Ibrahim Berishën, i cili e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.
“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, ka konfirmuar zv.kryeprokurori .
Berisha tha se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.
Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.
Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.
Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...