Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për mospranim të dëshmisë së dëshmitarit të dytë

Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 02 June 2023
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kërkon që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit, lidhur me dëshminë e dëshmitarit të dytë me kodin W02652.
“Kërkesa për të hequr nga procesverbali dhe për të përjashtuar mbështetjen në pjesët e dëshmisë së W02652 në lidhje me përfshirjen e pretenduar të Thaçit në arrestimin dhe keqtrajtimin duhet të refuzohet”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas tyre, kërkesa është e parakohshme dhe si e tillë duhet të refuzohet si e paafatshme dhe se është thjesht një përpjekje e vonuar për të shtypur prova qartësisht të rëndësishme.
Tutje, në këtë përgjigje thuhet se kjo çështje mund dhe duhej të ishte ngritur në një fazë më të hershme.“Deklaratat e mëparshme të W02652, duke implikuar qartë Thaçin në incidentin përkatës, janë në dispozicion të mbrojtjes që nga 30 janari 2023. Çështjet, faktet dhe rrethanat në lidhje me të cilat do të shqyrtonte W02652, të cilat i referoheshin njohurive të ‘W02652 për arrestimin dhe ndalimin e [REDAKTUAR]’, iu dhanë Mbrojtjes më 1 shkurt 2023’’, thuhet në përgjigje.
Sipas ZPS-së, mbrojtja e Thaçit mund të kishte ngritur një kundërshtim pas shqyrtimit të deklaratave të mëparshme të W02652, apo ata mund ta kishin bërë këtë pas njoftimit të ZPS-së se W02652 do të adresonte incidentin përkatës, se ata mund të kishin ngritur kundërshtimin e tyre menjëherë përpara fillimit të dëshmisë së W02652, apo se ata mund të kishin kundërshtuar menjëherë në gjykatë kur ZPS filloi të nxirrte dëshminë.
“Megjithatë, në mënyrë të pashpjegueshme, mbrojtja e Thaçit dështoi të ngrejë çështjen në asnjë nga këto mundësi”, thuhet nga ZPS.Tutje, thuhet se përfshirja e Thaçit në këtë incident është e rëndësishme për aspekte të shumta të aktakuzës, duke përfshirë të gjitha krimet e akuzuara, qëllimin e përbashkët kriminal, ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe ndihmën dhe nxitjen e dhe/ose përgjegjësinë e lartë për krimet e kryera.
Si përfundim, ata thonë se mbrojtja e Thaçit nuk ofron arsye të vlefshme pse Paneli, i përbërë nga gjyqtarë profesionistë, pasi ka dëgjuar dëshminë, duhet ta shpërfillë atë duke kërkuar nga trupi gjykues që të marrë parasysh dëshminë dhe të vlerësojë peshën e saj në fund të gjykimit në dritën e tërësisë së procesverbalit, duke përfshirë dëshminë.
Ndryshe, në këtë çështje gjyqësore, dëshmitari i dytë ka filluar dëshminë më 17 prill, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill.
Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.
Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.
Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropia...
-
Kurti përzihet në zgjedhjet në Zvicërr
Pavarësisht kritikave të shumta për përzierje në zgjedhjet e një shteti tjetë...
-
Lobimi i Presidentes Osmani kthen çnjohjet e proklamuara nga Serbia
Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjit...
-
Blinken beson se Irani nuk është palë e përgjegjshme në programin bërthamor
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Komb...
-
Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet...
-
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Kurti po shkatërron marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, William M...
-
Shqiptarët po harrojnë drejtshkrimin
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne s...
-
Haxhiu i reagon Çekut për 27 stadiumet: Mashtrimi nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë d...
-
Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës
Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë ...
-
Haradinaj: AAK-ja po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Lipjan, ku ësh...
-
Avdyli ironizon pas deklaratës së babait të Doarsa Kicës: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka rea...
-
Vjosa Osmani takohet me studentet shqiptarë në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universi...