Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që sulmoj me thikë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 11 February 2019

Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”
Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media shkruan gazeta inFokus.

“Në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetë”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Gjithashtu Prokurori ka kërkuar që ndaj tij të mbahet seanca dëgjimore dhe të dyshuarit t’i caktohet paraburgimi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera