Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi seksualisht vajzat e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 08 February 2022

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale  “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”.

Prokuroria njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij,  të dëmtuarën e mitur, E.K, shkruan Gazeta Infokus.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë  ta prek të dëmtuarën e mitur,  vajzën e tij, A.K”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimit me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera