Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e Aulonit
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 18 September 2017
G.H., 16 vjeç dhe R.G., 15 vjeçe, janë arrestuar të dielën pak para mesnatës nga ana e pjesëtareve të Policisë së Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeç, i cili u gjend i vrarë të shtunën me katër plumba në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë. Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji
Kështu ka bërë me dije të hënën për Gazetën Express, prokurori i rastit, Valdet Gashi. Ai shpjegoi se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dalë para Gjykatës.
“Ne, në bazë të provave kemi kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit”, ka thënë Gashi për Express.
E ndërkohë me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit mbrëmë në orët e vona janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Ndërkohë që Express mëson se lidhur me këtë rast nga ana e Policisë së Kosovës janë intervistuar edhe disa persona të tjerë si dëshmitarë për rastin. Në mesin e tyre është edhe një person tjetër i mitur, i cili kishte qenë shok me Aulonin, 16 vjeç, tashmë të vrarë, me të cilin viktima kishte biseduar para se të dilte nga shtëpia.
E ndërkaq, i dyshuari si autor i vrasjes, mashkull, nuk e ka pranuar fajësinë për krimin, ndërsa e pafajshme është deklaruar edhe një femër, që dyshohet si pjesëmarrëse në veprën penale.
Express ka raportuar më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zekës është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.
Jozyrtarisht, Express ka mësuar se vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës. /Express/
Të tjera
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....