Prokuroria kërkon nga Apeli dënim me burgim për ish-zyrtarin e MKRS-së, Leotrim Gashi

Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 10 February 2023
Të premten, në Gjykatën e Apelit është shqyrtuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në rastin ku Leotrim Gashi, ish-asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ishte dënuar në rigjykim me 10 mijë euro gjobë për ushtrim ndikimi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 tetor 2022 e kishte dënuar të akuzuarin Gashi me 10 mijë euro gjobë për ushtrim ndikimi.
Sipas gjykatëses referuese Tonka Berishaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes ankesës së saj kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ka propozuar që ky aktgjykim të ndryshohet sa i përket sanksionit penal.
Tutje, ajo ka thënë se në këtë ankesë është propozuar që të akuzuarit Gashi t’i shqiptohet dënim me burgim për veprën penale “ushtrim ndikimi”.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Tahir Rrecaj ka paraqitur përgjigje në këtë ankesë.
Me anë të kësaj përgjigje, i njëjti ka propozuar që Gjykata e Apelit ta refuzoj në tërësi si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që aktgjykimi i shkallës së parë të vërtetohet.
Sipas tij, gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar drejtë të gjitha rrethanat, si dhe ka marrë një vendim të drejtë sa i përket sanksionit penal.
Ndërsa, i akuzuari Gashi i ka kërkuar falje gjykatës, duke theksuar se ndihet i penduar për këtë situatë.
Ai tha se prej fillimit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore e ka pranuare fajësinë dhe nuk i ka ikur asnjëherë kësaj përgjegjësie.
“Unë kisha kërku nga ju konsideratë për arsye se siç e ceku avokati kam një karrierë muzikore të cilën e zhvilloj tani dhe dënimi më burg do të më dëmtonte shumë, sidomos në imazhin tim që tash veç është i dëmtuar, të cilin po mundohem ta rikuperoj dhe kisha dashtë të keni konsideratë në marrjen e vendimit për këtë rast”, ka shtuar në fund ai.
Fillimisht i akuzuari Gashi ishte dënuar me 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 7 mijë euro, andaj i është shqiptuar dënim unik me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro.
Gjithashtu, sipas aktgjykimit të shkallës së parë, të akuzuarit Gashi do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 11 janari deri më 12 prill 2022.
Po ashtu, të njëjtit i është shqiptuar edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy viteve.
Ndërkaq, sipas aktakuzës së precizuar, Gashi akuzohej se në vazhdimësi nga 12 dhjetori 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar para nga dëshmitarja/e dëmtuara G.T, me arsyetimin se ai është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë-komisionit për dhënie të granteve në MKRS.
Në seancën e mbajtur më 29 shtator 2022, prokurori Zeqa kishte bërë precizimin e aktakuzës, me çka i akuzuari Gashi ngarkohej për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, nga neni 424, par 1 i KPRK-së.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës Gashin e kishte dënuar me 2 vit burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Marrje ryshfeti”, mirëpo më 29 korrik 2022, Gjykata e Apelit këtë aktgjykim e ka anuluar dhe çështja është kthyer në rigjykim, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 mars 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Leotrim Gashi thuhet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, nga 421, par.1 të KPRKS-së.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi në cilësinë e asistentit ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht në Departamentin e Rinisë, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, në vazhdimësi nga 12 dhjetor 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar ryshfet nga dëshmitarja – e dëmtuara G.T.
Siç thuhet në aktakuzë, më 11 janar 2022, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, respektivisht ditën kur është kapur në flagrancë dhe është arrestuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar ryshfet në shumën prej 5 mijë e 850 euro nga e dëmtuara G.T.
Sipas prokurorisë, pasi që e dëmtuara kishte aplikuar dhe ishte përfituese e grantit në vlerë prej 12 mijë e 500 euro, sipas thirrjes nga MKRS për subvencionim me mjete financiare për biznese që do të krijoheshin “start –up me spin-off” dhe biznese fillestare “start up”, si dhe shoqja e saj E.A ishte përfituese e grantit prej 7 mijë e 44 euro, i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme, nga e dëmtuara dhe shoqja e saj, nga grantet, përkatësisht kishte kërkuar shumën prej 5 mijë e 850 euro, ku të njëjtën shumë e kishte marrë nga e dëmtuara në formë të ryshfetit në kohën dhe vendin e lartcekur. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...