Sport

Prokuroria kërkon largimin e Agnellit nga Juventusi dhe gjobë 300 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 15 September 2017

Prokurori i FIGC ka kërkuar që presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të largohet nga detyra për 2 vjet e gjysmë dhe të dënohet me 50 mijë euro. 

Sipas Calcio e Finanza, Giuseppe Pecoraro, ka kërkuar po ashtu që Juventusit t’i mbyllen dyert e stadiumit për dy ndeshje dhe të pagauëj gjobë prej 300 mijë eurove.

Agnelli arriti sot në Tribunalin nacional të FIGC’s për ta mbrojtur vetën nga akuzat në lidhje me shitjen e biletave për ultrasit që kanë lidhje me krimin dhe organizatat kriminale.

-Advertisement-

I pari i Juventusit mund të ketë thyer rregullat dhe për këtë po hetohet nga FIGC.

Natyrisht klubi nuk i ka pranuar akuzat në lidhje me këtë. Gjyqi do të vazhdojë ende dhe nuk ka asnjë vendim. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera