Lajme

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 20 April 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Paraburgimi po kërkohet në drejtim të veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Krasniqu u arrestua dje dhe i njëjti me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Kryeshefi i KEK-ut gjatë arrestimit kërkoi të dërgohej në QKUK, Syla: Nuk është trajtuar tek ne

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera