Lajme

Prokuroria jep detajet fundit për ukrainasen që u gjet e vdekur në autostradën “Arben Xhaferi”

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 22 February 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se rasti i shtetases ukrainase që u gjet e vdekur në autostradën “Arben Xhaferi”, po vazhdon të hetohet si ‘aksident trafiku’ me fatalitet’.

“Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Aksident trafiku’ me fatalitet”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndryshe trupi i viktimës O.K. ishte gjetur dje rreth orës 20:00.

-Advertisement-

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera